DYLON

Brukseli do ta injorojë platformën e Nikoliqit për Kosovën

Avatar photo Redaksia

“Platformë e re për Kosovën”, të cilën e ka paralajmëruar Presidneti i Serbisë, Tomilsav Nikoliq, nuk do të ketë efekt në Bruksel, thekson James Ker-Lindsay, studiues në London Economic Scool.

SIpas tij, ajo thjesht do të injorohet.

EkoHigjiena

“Nëse ajo nuk do të thotë ftesë që Serbia ta njohë Kosovën shet të pavarur, platforma thjesht do të injorohet në Bruksel. Pikëpamja e shumicës së vendeve të Bashkimit Europian është se ka kaluar koha për shqyrtimin e statusit të Kosovës. Padyshim se nuk ka interes që tash të shqyrtohet çfarëdo opsioni për Kosovën sikur që është ndarja. BE konsideron se me Marrëveshjen e prillit të vitit 2013 Serbia ka pranuar që Kosova të mbetet unike dhe që serbët e Kosovës duhet të integrohen në strukturat politike të Kosovës. Në Union është shumë e përhapur pikëpamja se Serbia ka pasur shansin që të përpiqet të paraqesë alternativa, porse ky moment ka shkuar”, ka theksuar Lindsay për gazetën serbe ” Danas”.

Duke komentuar detyrat që Serbia sivjet i ka në rrugën evropiane, Lindsay ka thënë se ka shumë hapa që duhet të ndërmarrë dhe se para së gjithash duhet ta gjejë mënyrën si të trajtohet çështja e Kosovës në kapitullin 35.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.