Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës për zbatimin e marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në takim do të diskutohet për mbarëvajtjen e zbatimit të deritanishëm të marrëveshjes, transmeton RTK.
Po ashtu, do të bisedohet për fazën e ardhshme të përgatitjeve për ndërtimin e objekteve të përbashkëta të IBM-së, në të gjitha pikë-kalimet kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe do të diskutohet për çështjet që ndërlidhen me avancimin e komunikimeve në mes të agjencive të të dyja shteteve përgjegjëse për kontrollin kufitar.