DYLON

Brovina: I pres që të vijnë

Avatar photo Redaksia

Deputetja Flora Brovina në një bisedë për “Epokën e re”, shpreson se liderët e koalicionit LDK-AAK-Nisma do të ndryshojnë qëndrim dhe do të marrin pjesë në takimin e sotëm konsultativ që ka për qëllim caktimin e datës së seancës konstitutive të Kuvendit.

“Kur i kam ftuar kam pritur se ata do të vijnë. Dhe pres që ata të vijnë në takim, sepse qëllimi i takimit është të merremi vesh vetëm për datën e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Unë kam mundur vetë ta thërras vazhdimin e seancës konstituive, por nuk kam dashur që ata të më thonë se unë vendosa krye në vete”, ka thënë Brovina.

EkoHigjiena

Ajo ka bërë me dije se me ose pa praninë e liderëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma do ta caktoj datën për mbajtjen e seancës konstituive. Takimi është paraparë të mbahet sot (e enjte) në orën 11:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.