DYLON

Brilant Milazimi do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Artit në Venecia 2026

Brilant Milazimi do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Artit në Venecia 2026
Avatar photo Redaksia

Artisti Brilant Milazimi është përzgjedhur për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Ekspozitën e 61-të Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias në vitin 2026, e ai është pritur në takim nga ministri në detyrë i Kulturës…, Hajrulla Çeku.

“Ishte kënaqësi ta pres në takim dhe të dëgjoj nga afër rrëfimin prapa projektit “Dhëmbë të fortë”, një koncept i thellë artistik, që përmes gjuhës së pikturës përballë realiteteve të paqarta politike e sociale, flet me ndjeshmëri dhe forcë vizuale.

EkoHigjiena

Nën kurimin e José Esparza Chong Cuy, Kosova do të përfaqësohet denjësisht edhe në edicionin e ardhshëm të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të artit bashkëkohor.

“Përgëzime Brilantit, mezi presim ta shohim pavijonin e Kosovës në Venecia”, ka thënë ministri në detyrë I Kulturës…, Hajrulla Çeku.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.