/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë kanë pritur në takim përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave ku është folur rreth projektit për ndërtimin e objektit të ri të Zjarrfikësve.
Pas këtij takimi ata kanë vizituar edhe lokacionin ku do të ndërtohet ky objekt i cili pritet të financohet nga niveli qendror ndërsa institucionet komunale të Vitisë kanë ndarë një parcelë për ndërtimin e tij në afërsi të stacionit të autobusëve në Viti. /2L ONLINE/