/2L ONLINE/ – Brigada e Zjarrfikësve në Viti është bërë me një automjet të ri për fikjen e zjarrit dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshëm të Republikës së Kosovës.
Ky donacion ju është shpërndarë disa komunave të Kosovës në mesin e të cilit ishte edhe Komuna e Vitisë, ndërsa në ceremoninë e shpërndarjes së saj nga Vitia kanë marrë pjesë Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Nexhmedin Jakupi, Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi si dhe disa të tjerë./2L ONLINE/