DYLON

Breznicasit të rrezikuar!

Avatar photo Redaksia

Katër muaj nga inaugurimi i rrugës që lidhë fshatin Breznicë dhe kështu edhe malësinë e Bujanocit me qytetin, paraqiten edhe rreziqet e para për shfrytëzuesit e kësaj rruge.

Masive shkëmbore janë shembur në rrugën e Breznicës duke bllokuar një trase të rrugës së sapondërtuar që ka një gjatësi prej rreth gjashtë kilometrave.

EkoHigjiena

Për hapjen dhe asfaltimin e kësaj rruge gjarpërore që u gëzuan të gjithë, u patë thënë se do të përmbush të gjitha kriteret e sigurisë, në mesin e të cilave do të vendosen edhe rrjetat në malet shkëmbore buzë rrugës.

Gazetari i Titullit që përdori këtë rrugë për qarkullim vërtetoi se rrjetat mungojnë, ndërsa në dy vende të kësaj rruge hasi në gurë të shembur në asfalt, të cilët për fat të mirë nuk kanë rastisur në ndonjë kalimtar të rastit.

Rruga e Breznicës, ndërtimi i së cilës kushtoi rreth 120 milionë dinarë, u lëshua në përdorim më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.