/2L ONLINE/ – Qytetaria britaneze, skoceze, irlandezo veriore dhe vellsasit e thanë fjalën e tyre. Jashtë BE-së. Ata e ndanë fatin e tyre me BE-në por çka do të ndodhë me shtetet ku popullsia ka mendim pothuajse të njejtë me qytetarët e Britanisë së madhe e që në vijim do të shtjellojmë situatat që do të rrjedhin si pasojë e Brexit-it.
Mbi të gjitha vlerësoj se domino efekti edhe pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja nuk është pritur që të jetë kaq I madh në njërën anë si dhe veçanërisht rezultatit përfundimtar që do të jetë dalja nga unioni, në të cilin realisht qëndroi gjithmonë me skepticizëm dhe hamendje qysh nga referendumi I fundit I vitit 1975.
Tani sado që mundemi të themi se “gjithçka do të shkojë pa telashe edhe pas daljes së Britanisë” në rrafshin e shtrirjes së gjeopolitikave dhe interesave nacionale tanimë kanë ndryshuar dhe me ndryshimin e tyre tanime neve na pret një situatë e re.
Në ditët në vijim na presin dy ngjarje të definohen edhe pse janë pothuajse definitive që krahu I djathtës dhe sidomos asaj ekstreme do të jetë në avantazh për sa I përket argumentimit të mbrojtjes së nacionalitetit dhe promovimit të nacionalizmit si dhe rikthimit të sovranitetit shtetëror dhe jo delegimit të tij një institucioni multinacional siç është BE-ja. Andaj nëse marrim për bazë këtë fakt, atëherë kemi të bëjmë me situatën e re si në vijim:
– francezët që do t’a donë Marie le Penin në krye të shtetit,
– holandezët do t’a donë anti islamistin Geert Wilders të ju prijë,
– belgët që do të tentojnë të kontrollojnë territorin flaman përmes sovranitetit shtetëror,
– hungarezët që do të ja rrisin popullaritetin Viktor Urbanit me politikat kundër të huajve,
– polakët që janë në frikën e sulmeve ruse si dhe presionin perendimor për mbrojtjen raketore,
– grekët e stërlodhur nga presioni I BE-së si dhe apetitet e tyre për një shtet stabil nën diktatin e SYRIZAS në krye me z. Tsipras I vetmi kundërshtar gjerman dhe I BE-së,
Derisa në anën tjetër nëpër shtetet kandidate të Ballkanit menjëherë po ndjehet ambicia e liderëve partiak si
– Radikalët serb në krye me Sheshelin,
– VMRO-DMPNE-në maqedonase,
– HDZ-në kroate,
– PDIU-në në Shqipëri,
– VV-në në Kosovë në krye me Albin Kurtin, që të shpalosin platformat e tyre për të qeverisur vendin me qëllim të ridefinimit të kufijve ndër të cilat pastaj rrjedhin jo vetëm dilemat e tyre personale drejt BEse por edhe coptimi I brendshem I tyre si shembull:
– Bosnja e Hercegovina dhe repubika Srpska,
– Serbia dhe Vojvodina me Sanxhakun dhe luginën e Preshevës,
– Kosova me veriun e Mitrovicës dhe Rugovën,
– Shqipëria me detin në jug të vendit,
– Maqedonia me shqiptarët, bullgarët dhe ambiciet serbo-greke, të cilat do të përcillen mëpastaj dhe do të vërshohen edhe nëpër shtetet anëtare të BEsë si:
-Greqia fqinje me çamët,
-Qipro me turqit,
-Rumania me transilvanasit,
-Belgjika me flamanët,
-Spanja me katalonasit,
-Britania me Irlandezët e veriut, skocezët dhe Vellsasit.
Krejt këto lëvizje paraprakisht duhet të ju prijë konfliktet ndërshtetërore pasiqë në aspektin historik pos Çekosllovakisë në kohën e presidentit Havell, nuk kemi edhe një shembull tjetër ndërmjet të cilëve është bërë ndarja pa shkrepur asnjë fishek, dhe pritet që shkëndijat e para të jepen për fillimin e ridizajnimit të kufijve të ri nëpër të gjitha shtetet aty ku pakënaqësitë janë evidente me dekada, duke mos dashur të predispozoj edhe sulmet eventuale terroriste nëpër shtetet e BEsë në emër të grupeve islamike që do t’a kanë më të lehtë operimin në kohë trazirash, shoku e depresioni si kjo e këtyre ditëve.
Veçanërisht pas ambicieve individuale për të gllabëruar territor edhe aspekti I sigurisë pastaj vie në pikëpyetje ku shtetet perendimore bëjnë pjesë në grupin e paktit NATO dhe këtu pastaj mund të ndodhin fërkime pasiqë shtetet e bllokut lindor mund të përafrohen me Rusinë me apo pa dëshirën e tyre, me qëllim të kapërcimit të ndonjë invadimi siç ndodhi me Ukrainën si dhe marrja e pozicioneve neutrale që shumë domethënëse do të jetë lëvizja eventuale turke në relacion me paktin NATO ku është anëtare dhe zë vend goxha prominent por që u tradhëtua në fushatën kundër terrorizmit në Siri e veçanërisht me kurdët të cilët tani po I bëjnë edhe sulme brenda vet truqisë e që shihet se Turqia si e tillë nuk I konvenon shteteve perendimore e sidomos si shteti I vetëm musliman në këtë aleancë.
Krejt çka mund të presupozojmë momentalisht është se nëse parlamenti britanez miraton vendimin e referendumit të popullit për dalje nga BE-ja sepse me ligjin britanik “referendum konsiderohet vetëm mendim këshilldhënës nga qytetarët për parlamentin” andaj efekti domino I lartëcekur nuk ka se si të shpëtojë.
Deri në EXIT-in e rradhës, mirë u pafshim. /2L ONLINE/