DYLON

“Brexit”, apo thyerja e mitit të bashkimit evropian ?!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Referendumi për daljen e Britanisë nga BE-ja e ka trazuar gjithë politikën evropiane dhe nuk do të kalojë pa pasoja për shtetet anëtare të BE-së. Me rezultatet e votimit të së enjtes së kaluar, Bashkimi Evropian rrezikon të tkurret akoma më tepër në të ardhmen, pasi rezultati i referendumit do të jetë një impuls pozitiv për shtetet e tjera si; Franca, Holanda, Austria, Finlanda, Hungaria…etj.

Për “sukseset” e këtij unioni të dhënat flasin vet; Greqia prinë me 27, 3 % të papunë, e ndjekur nga Spanja me 27, 6 %, Kroacia me 17,6 %, Portugalia me 16,5 %, Irlanda me 13,1 %, Italia me 12,2 %, etj,…me një mesatare prej 12 % mbrenda zonës së BE-së dhe me 10.8 % në nivel të unionit europian (të dhëna relative nga dhjetori 2013-të e këndej).

EkoHigjiena

Dhe sikur nuk mjaftojnë propozimet unike të të ashtuquajturit “pushtet i zgjedhur nga populli” për nevojën e marrjes së borxheve publike, të huazuara nga BCE (banka qendrore evropiane)…miliarda e miliarda euro për të mbuluar humbjet e shkaktuara nga të të njëjtit persona që sot thirren në emër të zgjidhjës së këtyre problemeve.

Bazuar në këto të dhëna, asnjë mendje e shëndoshë e njeriut nuk do të dëshironte të bëhej pjesë e një organizate që ka marrë rrugën e falimentimit.

Mirëpo kështu nuk është kur flitet për Kosovën dhe politikanët e saj, të cilët, t’i quash të korruptuar është komplimenti më i madh për ta! Këta të ashtuquajturit “përfaqësues të popullit”, sikur i harrojnë të dhënat alarmante për shtetet antare të BE-së, e mbi të gjitha të atyre të posa antarsuara si; Sllovenia, Kroacia, Rumania, Bullgaria , etj.

Këtu nuk bëhet fjalë për skeptik apo antieuropian, por për të kuptuar origjinën e mekanizmave të kësaj diktature byrokratike.
Historia përseritet si zakonisht; dhjetëra milion veta humbën jetën gjatë luftës së dytë botërore në tentativë për të ndalur Hitlerin dhe nazistët që synim kishin krijimin e “unionit” të europës, të kontrolluar nga niveli qendror,…mirëpo tani kur kemi kaluar nga një “këmbim të lirë”, të quajtur komuniteti ekonomik europian (CEE) apo “treg i lirë”, deri të një centralizim të pandalshëm të pushtetit për të ardhur deri të Komisioni Europian, i krijuar nga byrokratët që përfaqësojnë një version të “Politbyros Sovjetike”.

Loja është shumë e thjeshtë; heqja e të drejtave njerëzore në mënyrë graduale deri në heqjën e sovranitetitit të kombeve, siq është imponimi pa referendum popullor me “Traktatin e Lisbonës” të 2007-së, i quajtur kështu pas tentativës së dështuar për krijimin e “Kushtetutës Europiane” (Costituzione Europea), e rrëzuar nga referendumi popullor Françez dhe ai Holandez i 2005-së.

Kush i kontrollon këto “shtete unike të Europës” është shumë intelegjent, por sigurisht pak i mençur; si në rastin e Irlandës shteti i vetëm ku kushtetuta parashef referendumin, në qershorin e 2008-së populli votoi kundër, por shtetet antare të unionit e thërrasin sërish qeverinë Irlandeze, praktikisht i bindin politikajt dhe popullin për të votuar sërish në 2009-në “PO” Traktatit të Lisbonës, duke ju ofruar “përparësi” në këmbim të antarësimit.

President i parë i Bashkimit Europian ishte belgu Herman Van Rompuy, pjesë e “Grupit Bilderberg” (të pakt janë ata që kanë dëgjuar për këtë grup); ky është takimi sekret vjetor i politikajve, bankierëve me influencë në krijimin e monetës unike europiane (euro) dhe eleminimin e shumicës së monetave kombëtare europiane.

Hapi i radhës do të jetë krijimi i një policie dhe ushtrie me president-diktator ashtu siq ka propozuar Tony Blair, kryeministri britanik nga 1997-2007.

Radha është që çdo qenje njerëzore të kthjellët nga gjendja e hipnozës aktuale dhe të fillojë të marrë përgjegjësitë e veta për të ardhmën e vet dhe fëmijëve, nipave, etnitetit apo kombit që i takon, pse jo edhe të tërë planetit i cili aktualisht është i lidhur nën zingjirët e forcave negative që janë duke përmbysur hap-pas hapi deri në vetëshkatrrim.

Ka ardhur momenti për të thyer skemat dhe mitet e vendosura nga e kaluara e fshehtë dhe për t’u zgjuar nga ëndrrat e këqija, ku ka lugetër si kryeministri aktual i Kosovës Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi ( i mbajturi peng nga forcat e fshehta), i cili vetëm duke ëndrruar mund të thotë se “Bashkimi Europian është objektivi ynë, vizioni ynë!”

Dhe vetëm ata që nuk e kuptojnë të vërtetën dhe faktet mund t’i besojnë këtij iluzioni, që si kosto ka humbjen e sovranitetit individual të çdo qenje njerëzore.

Andaj perfundimisht politikanët e Kosovës, respektivisht deputetët e pozitës dhe opozitës, duhet t’i kërkojnë me ngulm ndryshimet kushtetuese, që mundësojnë nxjerrjen e ligjit për referendumin, si instrumentin më demoktratik të një vendi të pavarur dhe sovran.

Qytetarët e (afërsisht) Republikës së Kosovës duhet t’i shtrojnë vetës një pyetje: çfarë ndryshimi mund të ju sjellë Unioni Europian, i cili nga themelimi dhe deri në ditët e sotme (përveq levizjes së lirë) nuk ka sjellë asgjë pozitive në shtetet brenda këtij unioni?/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.