DYLON

Breshëri në Gjilan dëmtori kulturat bujqësore në Velekincë, Llashticë dhe Cernicë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Bujqësisë, ka vizituar sot të gjitha fshatrat e komunës së Gjilanit, për t’u njohur me dëmet e shkaktuara nga breshëri që ndodhi në mbrëmjen e ditës së djeshme.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, pas vizitës që ka bërë në terren, ka bërë me dije se fshatrat më të goditura nga breshëri janë: Velekinca, Llashtica dhe Cernica.

EkoHigjiena

Dëmet janë kryesisht në kulturat perimore në fushë të hapur, në kulturën e misrit dhe ka shkundje të kokrrës së grurit tek disa ngastra në fshatin Velekincë.

“Drejtoria e Bujqësisë të hënën do ta themeloj komisionin për vlerësimin e dëmeve ngastër për ngastër dhe tek pastaj do të dalim me vlerësimin final”, ka thënë Ramadani./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.