DYLON

Brengosese, inkasimi jo i mjaftueshëm i tatimit në pronë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në mbledhjen e sotme të këshillit të drejtorëve të Komunës së Vitisë janë shqyrtuar pasqyrat financiare për periudhën Janar-Qershor 2014 si dhe është dhënë një informatë nga drejtori i DKA-së lidhur me testin e kalueshmërisë së maturantëve në Viti.

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Drejtorëve me theks të veçantë është diskutuar për pasqyrat financiare Janar-Qershor 2014. Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili edhe njëherit ka kryesuar me këtë takim tha qeveria komunale ka qenë e përkushtuar të bëjë kursimet e nevojshme por pa e dëmtuar volumin e punëve e sidomos në derivatet e naftës por tha se brengosese është inkasimi jo i mjaftueshëm i tatimit në pronë.

EkoHigjiena

“Qeveria komunale ka qenë e përkushtuar në kursimet e nevojshme natyrisht pa e dëmtuar volumin e punëve, por çka po na brengos është shkalla e inkasimit të tatimit në pronë e cila është e ultë. Kemi mbajtur një takim dhe është hartuar një plan i veprimit që ka për qëllim grumbullimin e tatimit në pronë , shpresojmë që inkasimi i tatimit në pronë në muajit në vijim të arrit shkallën e dëshirueshme të inkasimit” u shpreh Aliu.

Ai mandej kërkoj nga drejtorët e drejtorive që të ndikojnë në rritjen e inkasimit të këtij tatimi.

Ndërkaq Zyrtari Financiar Shefki Aliu i cili edhe ka bërë prezantimin e pasqyrave financiare Janar-Qershor 2014 ka folur për shpenzimet gjatë kësaj periudhe për kategoritë e ndryshe theksoi se për Pagat dhe Shtesat janë shpenzuar 2,916.335,32€ ose 100.00%,Mallra dhe Shërbime 312.924.69€ ose 68.26%, në Komunali janë shpenzuar 90,09% ose 104.599.43€, Subvencioni 50.850.00 ose 77.37% ndërkaq Kapitale 8.98% ose 202.817.52€ duke potencuar se kjo ka ndodhur për shkak të procedurave të prokurimit publik.

Gjatë këtij takimi Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Qahil Sinani ka paraqitur edhe një informatë lidhur me testin e kalueshmërisë së maturantëve në Viti./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.