Brenda një jave realizohen 119 urdhëresa të gjykatës

(2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit,  kanë bërë të ditur se vetëm brenda periudhës një javore, njësiti i urdhëresave, ka realizuar gjithsejtë 119 urdhëresa te gjykatave përkatëse, prej të cilave kishte urdhëresa të tilla  si  urdhëresa për burg efektiv, urdhëresa për kundërvajtje, apo edhe  urdhëresa me datë të caktuar.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur për Portalin “2lonline”, se njësiti i urdhëresave i PK-së, vetëm brenda periudhës një javore, me urdhëresë të Gjykatës Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda,  Gjykatës Themelore, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme dhe Gjykatës Themelore, Departamenti  për Kundërvajtje, ka realizuar 119 urdhëresa.

Ai ka bërë me dije se 24 janë urdhëresa me datë të caktuar, prej tyre 6 të lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe 18 të tjera nga Gjykata Themelore,  Departamenti i Krimeve të Përgjithshme.

Pastaj, janë realizuar 23 urdhëresa me burg efektiv, të lëshuar nga Gjykata Themelore,  Departamenti i Krimeve të Përgjithshme, si dhe 72 urdhëresa për kundërvajtje, të lëshuar nga  Gjykata Themelore, Departamenti  për Kundërvajtje. /2lonline/

KOMENTE