/2LONLINE/ – Përfaqësues të Policisë së Kosovës nga Rajoni i Gjilanit thonë se ka mjaft raste kur nuk po respektohen vendimet e gjykatës, por ndonëse me vonesë, të gjithë ata që po e bëjnë një gjë të tillë, po përfundojnë në duart e policisë, prej ku po dërgohen në vuajtje të dënimit, të paguajnë gjobat apo të paraqiten në seanca gjyqësore, etj.
Për këtë po përkujdeset, Policia e Kosovës që nuk po heziton por për çdo ditë, po vepron dhe po realizon urdhëresa të lëshuara nga gjykatat përkatëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka dhënë statistikat e shtatë ditëve sa i përket kësaj çështjeje. Ai tha se vetëm brenda kësaj periudhe kohore janë realizuar gjithsejtë 246 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave kishte urdhëresa të tilla si urdhëresa me datë të caktuar, urdhëresa për burg efektiv dhe urdhëresa për kundërvajtje.
Hashani tha se prej tyre, 2 urdhëresa ishin me datë të caktuar të lëshuara nga Gjykata Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda, 35 urdhëresa ishin me datë të caktuar të lëshuara nga Gjykata Themelore, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme. Po ashtu 2 të tjera nga Departamenti për Kundërvajtje dhe 3 letër rreshtime.
Ndërsa, janë 22 të tjera ishin me burg efektiv, të lëshuara nga Gjykata Themelore, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme si dhe 182 urdhëresa të tjera për kundërvajtje, të lëshuara nga Gjykata Themelore, Departamenti i Kundërvajtjes.
Zëdhënësi Hashani tha se askush nuk mund ti ik përgjegjësisë për veprat e bëra, as kundërvajtësit në trafik, as ata që duhet të vuajnë dënimin e tyre të caktuar nga gjykata, e deri te ata që duhet t’i përgjigjen gjykatës për çështje të natyrave tjera. /2L ONLINE/