DYLON

Brenda javës shqiptohen 2 mijë e 35 gjoba

Brenda javës shqiptohen 2 mijë e 35 gjoba
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 11.07.2025 – 17.07.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar dymijë e tridhjetë e pesë (2035) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i njëzet e gjashtë (26)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Hetim i një (1) aksidenti të trafikut me pasoja fatale,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet (20) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës! /2LONLINE/