Brenda javës, policia shqipton 781 gjoba

Brenda javës, policia shqipton 781 gjoba

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave, (nga data 08.05.2019 deri më 14.05.2019) në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 10 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 781 tiketa gjobitëse.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 10 aksidente trafiku, nga të cilat 3 me lëndime në njerëz dhe 7 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 781 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, brenda kësaj periudhe janë regjistruar 28 incidente dhe janë arrestuar 14 persona.

KOMENTE