(2LONLINE) – Duke iu referuar statistikave policore për periudhën shtatëditor Policia Rajonale e Gjilanit, ka bërë të ditur se në këtë rajon janë shënuar 50 incidente, ndërsa ka pasur 26 të arrestuar të atyre që kanë ra ndesh me ligjin.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se për periudhën shtatëditore të fundit janë regjistruar edhe 16 aksidente trafiku, prej të cilave 4 me lëndime ndërsa 12 pa lëndime, por me dëme materiale, si dhe janë shqiptuar 820 tiketa gjobe, për ngasësit automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut. /2L ONLINE/