DYLON

Brenda javës 49 incidente

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Duke iu referuar statistikave policore për periudhën shtatëditor Policia Rajonale e Gjilanit, ka bërë të ditur se në këtë rajon janë shënuar 49 incidente, ndërsa ka pasur 28 të arrestuar të atyre që kanë ra ndesh me ligjin.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se për periudhën shtatëditore të fundit janë regjistruar edhe 21 aksidente trafiku, prej të cilave 11 me lëndime, ndërsa 10 pa lëndime, por me dëme materiale, si dhe janë shqiptuar 770 tiketa gjobe, për ngasësit që kanë shkelur rregullat e trafikut. /2L ONLINE/

EkoHigjiena