Gjilan – (2LONLINE) – Duke iu referuar raportit javor të Policisë Rajonale të Gjilanit, vetëm për periudhën shtatëditore të fundit, në këtë rajon janë shënuar 44 incidente, ndërsa ka pasur 18 të arrestuar të atyre që kanë ra ndesh me ligjin.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se për periudhën shtatëditore të fundit janë regjistruar edhe 18 aksidente trafiku, prej të cilave 2 me lëndime ndërsa 16 pa lëndime, por me dëme materiale, si dhe janë shqiptuar 781 tiketa gjobe, për ngasësit që kanë shkelur rregullat e trafikut. /2lonline/