(2L ONLINE) – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në Rajonin e Gjilanit ka pasur 30 aksidente trafiku nga të cilat 7 me lëndime në njerëz dhe 23 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përgjithësisht 36 incidente të ndryshme, ka pasur 12 persona të arrestuar dhe janë shpërndarë 533 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin. /2L ONLINE/