Gjilan – (2LONLINE) – Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 57 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 34 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 28 të tilla, por fatkeqësisht duke përfshirë edhe një em fatalitet ku kanë humbur jetën dy qytetar të Gjilanit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 28 aksidente trafiku nga të cilat 10 me lëndime në njerëz 17 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime dhe një aksident fatal
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përgjithësisht 57 incidente të ndryshme, ka pasur 34 persona të arrestuar dhe janë shpërndarë 858 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve, që fatkeqësisht një aksident i tillë ishte fatal për dy qytetarë
Përndryshe aksidenti fatal kishte ndodhur të martën rreth orës 09:20 minuta në rrugën Gjilan-Preshevë përballë fshatit Velekincë të Gjilanit, për rrjedhojë kanë humbur jetën dy qytetarë, vozitësi dhe bashkudhëtari i tij që ishin duke lëvizur me automjetin Nissan Patrol me targa vendore.
Sipas policisë, deri te aksidenti besohet të ketë ardhur si pasoj e humbjes se kontrollit në drejtimin e automjetit nga ana e drejtuesit të automjetit Nissan Patrol në një kthese në të djathtë duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes e ku përplaset në automjetin transportues të markës Mercedes me targa të Maqedonisë.
“Si pasojë e kësaj përplasje shoferi Xh. C. 1959 dhe pasagjeri M. C. 1952 që të dy banues në fshatin Llashticë, Komuna Gjilan, nga plagët e marra në aksident kishin ndërruar jetë.
Rasti mbetet nën hetime nga Njësitet e trafikut rajonal në Gjilan. /2lonline/
fotoilustrim