Gjilan – (2L ONLINE) – Duke iu referuar raportit javor të Policisë Rajonale të Gjilanit, vetëm për periudhën shtatëditore të fundit, në këtë rajon janë shënuar 47 incidente, ndërsa ka pasur 22 të arrestuar të atyre që kanë ra ndesh me ligjin.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se për periudhën shtatëditore të fundit janë regjistruar edhe 24 aksidente trafiku, prej të cilave 7 me lëndime ndërsa 17 pa lëndime, por me dëme materiale, si dhe janë shqiptuar 538 tiketa gjobe, për ngasësit që kanë shkelur rregullat e trafikut. /2L ONLINE/