DYLON

Brenda javës 17 aksidente trafiku

Avatar photo Redaksia

/2LONLINE/ – Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 46 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 15 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 17 të tilla.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 17 aksidente trafiku nga të cilat 7 me lëndime në njerëz dhe 10 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.

EkoHigjiena

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përgjithësisht 46 incidente të ndryshme, ka pasur 15 persona të arrestuar dhe janë shpërndarë 572 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, zëdhënësi Hashani ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.