/2L ONLINE/ – Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 53 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 25 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 15 të tilla.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 15 aksidente trafiku nga të cilat 11 me lëndime në njerëz dhe 4 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përgjithësisht 53 incidente të ndryshme, ka pasur 25 persona të arrestuar dhe janë shpërndarë 809 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve. /2L ONLINE/