Brenda ditës 85 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 81 gjoba trafiku
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 81 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 85 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 24 me të lënduar dhe 60 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 11 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
