DYLON

Brenda ditës 54 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 1 mijë e 720 gjoba trafiku

Brenda ditës 54 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 1 mijë e 720 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 720 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 54 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 24 me të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Janë arrestuar 7 persona, 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Jasiq, Junik 12.09.2026-13:30. Raportohet se një m/k derisa ka qenë duke drejtuar mjetin – katërçikletë, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, humb kontrollin, del jashtë rruge dhe përplaset në një breg. Si pasojë, i njëjti humb jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e konstatoi ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.