DYLON

Brenda ditës 53 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 88 gjoba trafiku

Brenda ditës 53 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 88 gjoba trafiku
Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 88 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 53 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 22 me të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Janë arrestuar 25 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Stacioni i Autobusëve, Prishtinë 06.11.2026 – 08:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ku një autobus që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.