Brenda ditës 47 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 27 gjoba trafiku
Referuar statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit, kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 20 me të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 27 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda ditës janë arrestuar edhe 11 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
