DYLON

Brenda ditës 44 aksidente trafiku, 2 me fatalitet, shqiptohen 1 mijë e 502 gjoba trafiku

Brenda ditës 44 aksidente trafiku, 2 me fatalitet, shqiptohen 1 mijë e 502 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Referuar statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit, kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, prej të cilave, 2 me fatalitet, 21 me të lënduar dhe poashtu 21 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 502 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, brenda ditës janë arrestuar edhe 17 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajte të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Gjakovë 28.06.2026-02:18. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një veture civile me vozitës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar vozitësi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar në Emergjencë ku nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i veturës është dërguar në mbajtje.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

PPK Vërmicë 29.06.2206-02:40. Raportohet se një person është godit nga një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Në vend ngjarje kanë dalur të gjitha njësit relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.