Brenda ditës 27 aksidente trafiku, shqiptohen 2 mijë e 248 gjoba trafiku
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 248 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 27 aksidente trafiku, prej të cilave, 14 me të lënduar dhe 13 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 24 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
