Brenda 24 orëve të fundit tri aktakuza kundër tre personave
Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, i dyshuar për veprën penale Vjedhje e rëndë nga neni 315, i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale, si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehte trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”. /2LONLINE/
