Brenda 24 oreve të fundit regjistrohet edhe një aksident me fatalitetfotoilustrim

Brenda 24 oreve të fundit regjistrohet edhe një aksident me fatalitet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur një aksident me fatalitet, 14 me të lënduar, ndërsa 33 aksidente të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1055 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 18 persona, ku në mbajtje janë 10 prej tyre.

KOMENTE