Brenda 24 orëve të fundit Qendra Emergjente ka trajtuar gjithsej 337 raste
Brenda 24 orëve të fundit, stafi mjekësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së ka trajtuar gjithsej 337 raste.
Sipas kategorive të trajtimit, janë ofruar këto shërbime: Reanimim 77 raste; Në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 56 raste; Në Emergjencën Internistike janë trajtuar 94 raste; Në Emergjencën Ortopedike janë trajtuar 76 raste; Në Sallën e Vogël janë kryer 34 shërbime.
Sipas natyrës së lëndimeve, QKUK bënë me dije se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar: 1 rast i lëndimit me armë zjarri; 1 rast i intoksikimit; 14 raste të personave të lënduar në aksidente komunikacioni.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 27 pranime për trajtim të mëtejmë në klinikat përkatëse, ndërsa janë regjistruar 4 raste të vdekjeve, njofton QKUK. /2LONLINE/
