DYLON

Brenda 24 orëve të fundit policia shqipton mbi 1 mijë e 900 gjoba trafiku

Brenda 24 orëve të fundit policia shqipton mbi 1 mijë e 900 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 921 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 33 aksidente  trafiku, 1 me fatalitet, 7 me lëndime dhe 25 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 20 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/