Brenda 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 2 mijë e 116 tiketa gjobitëse
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 116 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 89 aksidente trafiku, prej tyre, 31 me lëndime dhe 58 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 27 persona, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
