Brenda 24 orëve të fundit mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku, 58 aksidente, 17 të arrestuar
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 58 aksidente trafiku, 25 me lëndime dhe 33 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Duke iu referuar statistikave policore, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 645 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 3 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
