Brenda 24 orëve të fundit: Katër viktima të aksidenteve të trafikut
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit, katër aksidente trafiku kanë përfunduar me fatalitet ku kanë humbur jetën katër persona. Tre prej tyre në aksidentet e shkaktuara të hënën, ndërsa një person, që është aksidentuar ditë më parë, ka ndërruar jetë të hënën.
Brenda ditës së hënë janë regjistruar edhe 19 aksidente me lëndime dhe 39 me dëme materiale, por pa të lënduar.
Në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 336 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 7 persona, 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fshati Slivovë, Ferizaj 18.05.2026-11:44. Raportohet për një aksident trafiku ndërmjet dy veturave ku lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Rasti duke u hetuar.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fshati Dollc, Klinë 18.05.2026-04:56. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka dalë jashtë rrugës, me ç’rast drejtuesi ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lëndime trupore kanë pësuar një femër dhe tre meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
· Fshati Dobërllukë, Vushtrri 18.05.2026 – 11:50. Ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit një mashkull kosovar ka ndërruar jetë ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
· Rr. Nacionale Mitrovicë – Prishtinë, fshati Smrekonicë, Vushtrri 07.05.2026 – 00:20. Me datën 18.05.2026 rreth orës 23:30 derisa ka qenë në tretman mjekësor viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë iu lirohet familjarëve për ceremoni të varrimit.
