Brenda 24 orëve të fundit dy aksidente me fatalitet
Referuar statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit, kanë ndodhur 66 aksidente trafiku, prej të cilave, 2 me fatalitet, 32 me të lënduar dhe 32 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar. Po ashtu, ka ndërruar jetë edhe një i aksidentuar më 5 gusht.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 391 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda ditës janë arrestuar edhe 23 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
· Rr. Ferizaj – Prishtinë, Çagllavicë 02.09.2026 – 15:35. Ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një këmbësori. I lënduari (këmbësori) është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, mjekët kanë konstatuar se ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
· Fsh. Llukar, Prishtinë 02.09.2026 – 20:17. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture dhe një motoçiklete. Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, është dërguar në emergjencë në QKUK, mjeku ka konstatuar se ai ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Vushtrri 05.08.23026 – 22:25. Më 02.09.2026 në Spitalin e Vushtrrisë, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishe duke u trajtuar në repartin intensiv pasi ishte goditur nga një veturë më 05.08.2026. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
