DYLON

Brenda 24 orëve të fundit: Dy aksidente ku pësojnë lëndime një këmbësore dhe një biçiklist

Brenda 24 orëve të fundit: Dy aksidente ku pësojnë lëndime një këmbësore dhe një biçiklist
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

AKSIDENT TRAFIKUT ME LENDIME

EkoHigjiena

·         Rr. Mulla Idrizi, Gjilan, 17.07.2022 – 15:05.  Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull  kosovar dhe viktimës (këmbësores) femër kosovare. Deri te aksidenti ka ardhur përderisa vetura ka qenë duke lëvizur mbrapa, me ç ‘rast e ka goditur këmbësoren duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore për çka mbetet në trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Pasjan, Partesh, 17.07.2022 – 21:50.  Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture deri më tani të pa njohur dhe viktimës, biçiklistin mashkull kosovar. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur përderisa vetura ka bërë ngasje të pakujdesshme, me ç ‘rast e ka goditur biçiklistin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore për çka mbetet në trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE/