DYLON

Brenda 24 orëve të fundit 73 aksidente, njëri me fatalitet

Brenda 24 orëve të fundit 73 aksidente, njëri me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 73 aksidente trafiku, 1 me fatalitet 36 me lëndime dhe poashtu 36 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 743 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 20 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET 

Malishevë  01.11.2023 – 13:50. Raportohet se një mashkull kosovar duke drejtuar traktorin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe duke u rrokullisur ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, lëndime  vdekje prurës ka pësuar  vet drejtuesi  vdekjen e  të cilit  e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pasagjeri  mashkull kosovar është dërguar ne QKUK-Prishtinë  për tretman mjekësor të mëtutjeshëm. Me urdhër   të prokurorit kujdestar,trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.