DYLON

Brenda 24 orëve të fundit 55 aksidente trafiku

Brenda 24 orëve të fundit 55 aksidente trafiku
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 712 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 55 aksidente  trafiku, 17 me lëndime dhe 38 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje.  /2LONLINE/

Raport shtesë

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Kral Petri, Zveçan  21.09.2023 – 13:10. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima e cila ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë, më 27.10.2023 ka ndërruar jetë. Me venim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /2LONLINE/