Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 53 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 13 me lëndime dhe 39 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Duke iu referuar statistikave policore, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 129 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fushë Kosovë 30.01.2024-07:20. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë, këmbësori nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga vozitësit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.