DYLON

Brenda 24 orëve të fundit 47 aksidente, njëri me fatalitet

Brenda 24 orëve të fundit 47 aksidente, njëri me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 47 aksidente trafiku,  1 me fatalitet, 16 me lëndime dhe 30 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Duke iu referuar statistikave policore, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2001 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 18 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fushë Kosovë   01.02.2024 – 10:00. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një kamion. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.