DYLON

Brenda 24 orëve të fundit 44 aksidente dhe 1 mijë e 731 gjoba për shoferë

Brenda 24 orëve të fundit 44 aksidente dhe 1 mijë e 731 gjoba për shoferë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 44 aksidente trafiku, prej tyre 13 janë me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale, pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 731 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Poashtu janë shqiptuar 254 tiketa gjobe, në bazë të ligjit Covid -19.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 26 persona, ku në mbajtje janë 18 prej tyre dhe 2 janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/