DYLON

Brenda 24 orëve të fundit 42 aksidente, njëri me fatalitet

Brenda 24 orëve të fundit 42 aksidente, njëri me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 816 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 42 aksidente trafiku,  1 me fatalitet, 19 me lëndime dhe 22 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 27 persona, 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 9 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Klinë / 15.01.2024 – 12:55. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i veturës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i kamionin mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.   

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.