Brenda 24 orëve të fundit 34 aksidente, mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 34 aksidente trafiku, 17 me lëndime dhe po aq me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Duke iu referuar statistikave policore, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 562 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 9 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
