Brenda 24 orëve të fundit, 2 mijë e 181 gjoba për kundërvajtësit në trafik
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 181 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 55 aksidente, 17 me lëndime dhe 38 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 27 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
