(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Rajonin e Gjilanit vetëm brenda 24 orësh janë arrestuar gjashtë të kërkuarit nga policia, pasi për ta paraprakisht kishte urdhëresë të lëshuar nga Gjykata. Rastet e të arrestuarve janë shënuar në Viti, Gjilan e Kllokot ndërsa të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Në informatën e policisë bëhet e ditur se një rast i tillë ka qenë në Viti ku në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore e Gjilanit, dega në Viti, janë arrestuar dy qytetarë dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Rasti tjetër ka qenë në Gjilan ku bazuar në urdhëresat e gjykatës janë arrestuar dy të dyshuar. Të dyshuarit janë dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Po ashtu edhe në fshati Grncar, Kllokot, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një qytetar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.
Si dhe në një rast tjetër, po në Gjilan, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore e Gjilanit është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Në asnjërën prej këtyre rasteve nuk është bërë i ditur identiteti i të arrestuarve por zakonisht ata janë identifikuar si të dyshuar meshkuj kosovar/shqiptar. /2L ONLINE/