Skuadra gjilanase e futbollit Sc Gjilani ka arritur marrëveshje me lojtarin brazilian Jefferson Lopes
“Gjilani sot ka arritur marrëveshje me lojtarin brazilian Jefferson Lopes, ku ai do bartë fanellën e skuadrës kuq e bardh për edicionin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit.
Mesfushori brazilian më parë është paraqitur për skuadrën nga Shqipëria, FK Kukësi ku edhe ka qenë fitues i kupës së Shqipërisë me skuadrën nga Superioria.