DYLON

Bratislava shkarkon trajnerët serbë, refuzuan të drejtojnë skuadrën kundër Feronikelit

Bratislava shkarkon trajnerët serbë, refuzuan të drejtojnë skuadrën kundër Feronikelit
Avatar photo Elife Sherifi

Slovan Bratislava ka shkarkuar dy trajnerët e tij, Vladimir Radenkovic dhe trajnerin fizik Srdjan Zirojevic, të cilët nuk u paraqiten në ndeshjen ndaj Feronikelit me kërkesë të qeverisë serbe.

“Dëshirojmë t’i falënderojmë trajnerin Vladimir Radenkoviq dhe trajnerin e fitnesit Srdjan Zirojeviq për shërbimet e tyre për klubin Slovan dhe t’iu urojmë atyre gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Slovan Bratislavës.

Klubi sllovak fitoi ndeshjen e parë ndaj Feronikelit me rezultat 2:1, ndërsa javën e ardhshme do të luhet edhe ndeshja kthyese në stadiumin “Fadil Vokrri”.

EkoHigjiena

Drejtuesit e klubit kanë njoftuar se tani janë në kërkim të një trajneri të ri, por skuadrën tani për tani do ta drejtojë ndihmës-trajneri Jan Kozak, i cili ishte në stol edhe në ndeshjen e parë ndaj Niklit.