DYLON

Braktisja e pasaportave serbe shton numrin e kosovarëve

Avatar photo Redaksia

Numrin më të madh të të huajve të ardhur në Zvicër nga gushti i vitit te kaluar deri në fund të gushtit 2013 e përbëjnë shtetasit e Portugalisë, (15874) ndërsa në vendin e dytë janë kosovarët, (12961)

Numri i shtetasve të huaj në Zvicër në fund të muajit gusht është shtuar për 3.3 për qind në krahasim me një vit më parë. Kjo ka bërë që përqindja e të huajve ë këtë vend të ngjitet në 23.2%, bën të ditur Enti Federal i Statistikave në Bernë. Në bazë të llogarisë së bërë nga ky ent shumica e të huajve gjatë kësaj periudhe kanë ardhur nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton albinfo.ch.

EkoHigjiena

Numri i shtetasve të BE-së dhe të EFTA-s është rritur për 54000 veta.

Në fund të gushtit në Zvicër jetonin gjithsej 1864699 të huaj ose 60148 më tepër .

Numri më i madh i të huajve të ardhur në Zvicër gjatë periudhës gusht 2012 – gusht 2013, janë shtetas të Portugalisë, ndërsa në vendin e dytë janë ata nga Kosova dhe në të tretin gjermanët.

Numri i kosovarëve është shtuar për 12961 persona ndërsa i portugezëve për 15 874, i gjermanëve për 8071 etj.

Nga ana tjetër rënien më të madhe e ka shënuar numri i shtetasve të Serbisë, të Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe të Kroacisë. Në Zvicër në fund ¨të muajit gusht ka pasur 13030 shtetas serbë më pak se një vit më parë. Ndërsa numri i kroatëve është zvogëluar për 1144 dhe i boshnjakëve për 563 veta.

Shtimi i numrit të kosovarëve korrespondon pothuajse në tërësi me numrin e zvogëluar të shtetasve serbë, gjë që shpjegohet me braktisjen e pasaportave serbe nga kosovarët dhe marrjen gjithnjë më shumë të pasaportave kosovare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.